Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

I AKREDITUAR !


INFORMACIONE & Lajmerime

Javascript DHTML Image Web Scroller Powered by dhtml-menu-builder.com

procesi mesimor

Orët praktike
nëpër laboratorët mjekësorë.
Lexo të plotë..

Studentët e degës së Informatikës në orët e praktikës.
Lexo të plotë...

Momente nga orët e leksioneve dhe seminareve.
Lexo të plotë..

Mbrojtja e gjuhEs greke

Me miratimin dhe licensimin
e Ministrisë
së Arsimit të Greqisë pranë Universitetit "LOGOS" kryhen provimet e mbrojtjes së gjuhës greke në 4 nivele.Provimi zhvillohet njëkohësisht edhe në 137 vende të botës dhe certifikata e marrë njihet kudo. Tashmë çdo person që dëshiron të kryejë mbrojtjen e gjuhës greke mund ta bëjë këtë në Shqipëri pranë Universitetit LOGOS. Provimi i mbrojtjes zhvillohet një herë në vit.


MARREVESHJE bashkepunimi


Universiteti i Pireut
www.unipi.gr/



www.facebook.com/Universiteti.Logos

HISTORIKU

Universiteti LOGOS u krijua si vazhdimësi e suksesshme e përvojës dhe veprimtarisë 10-vjeçare të Institutit të formimit profesional "Frymë Dashurie".
Me iniciativën dhe nën kujdesin e madh për arsimimin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr Anastasit, Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie" hapi dyert e tij në Tetor 2000 , duke qënë ndër të parët institucione të arsimit të lartë profesional në Shqipëri.
Instituti funksiononte me gjashtë degë studimi :

1. Specialist në Laboratorët Mjekësorë
2. Informatikë
3. Kuadër Menaxher

4. Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara
5. Restaurim dhe Konservim Veprash Arti
6. Ikonografi Bizantine

Programet 2-vjeçare u morën nga shkolla të suksesshme profesionale, të cilat janë të njohura në të gjithë Evropën. Në procesin mësimor peshë të madhe zë praktika mësimore gjë për të cilën u ngritën edhe laboratorët përkatës në të gjitha degët. Duke u nisur nga kërkesat e shumta pranimet në Institut janë bërë me konkurs mbi bazën e njohurive të marra në shkollën e mesme.








Gjatë këtyre 10 viteve Instituti ka diplomuar rreth 1000 studentë. Pjesa më e madhe e të diplomuarve janë thithur nga tregu i punës, kjo edhe si rezultat i mësimdhënies cilësore nga emra shumë të njohur dhe personalitete të fushave përkatëse por edhe të njohurive të shumta praktike të marra gjatë procesit mësimor.
Për realizimin e procesit mësimor në këtë Institut janë angazhuar rreth 200 pedagogë prej të cilëve 70 me tituj dhe grada shkencore. Disa nga emrat e pedagogëve me tituj dhe grada të cilët kanë dhënë mësim në këtë institut janë:

Prof. Dr. Ilia Telo  Prof.Dr.Thoma Mitre Prof.As.Dr.Beatriçe Polo
Prof. Dr. Leandro Haxhi Prof.Dr. Steljan Buzo Prof. Dr. Eqerem Arkaxhiu
Prof. Dr. Vasil Tagari Prof.Dr.Thoma Mitre Prof. Dr. Piro Prifti
Prof. Dr. Lulzim Hana    Prof.Dr.Priamo Bollano Prof. Dr Klement Shteto  
Prof.Dr.Nexhmije Subashi  Prof. Dr. Agim Binaj  Prof. Dr. Ilia Ninka  
Prof. As. Dr. Stefan Qirici   Prof. Dr. Arben Hoxha Prof. Dr. Qirjako Meniko   
Prof.Dr.Polikron Theodhori Prof. Dr. Dhori Marjani Dr. Viktor Frashëri 

... si edhe shumë pedagogë të tjerë specialistë në fushat përkatëse të cilët me zell dhe dëshirë për të përgatitur brezin e ri kanë punuar pranë Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie".








Instituti , gjatë viteve të funksionimit ka ndjekur gjatë punës së tij disa praktika dhe parime bazë si :

- Mësimdhënie rigoroze dhe cilësore
- Programe me natyrë praktike në përputhje me tregun e punës
- Kërkesë llogarie dhe vlerësime reale ndaj studentëve
- Mësimdhënie në klasa me numër të kufizuar studentësh
- Tarifa konkuruese dhe pagesa në këste

.. etj , të cilat synohet të jenë thelbësore edhe në funksionimin e Universitetit LOGOS.

Institutit i Formimit Profesional "Frymë Dashurie" filloi aktivitetin e tij në dy godina 2 katëshe në Rr Qemal Stafa dhe më pas Presidenti dhe Themeluesi i Institutit Prof. Dr. Anastasi duke parë nevojën për zgjerim të ambienteve, krijoi mundësinë e një godine 9 katëshe me sipërfaqe 223 m2 për çdo kat. Që prej vitit 2004 në Gjirokastër funksionon edhe një degë e Institutit, e cila përgatit edhe Specialistë në entet turistike, në Specialist për sisteme ngrohjeje dhe hidraulike, Specialist për sisteme elektrike.

Përvoja 10-vjeçare e punës së Institutit besojmë që është një garanci më shumë për cilësinë dhe mbarëvajtjen e Universitetit "LOGOS".